KOMUNITETI KOSOVARE NE BALTINGLAS 

Me 13 Maj 1999 nje grup prej pesedhjete Shqipetareve nga Kosova arriti ne Baltinglas. Ata u larguan nga kampi I perkoheshem I refugjateve ne Maqedoni perms Qeverise Irlandeze e cila ishte pjese programit humanitar internacional per te zhvendosurit. Ata kishin arritur ne Maqedoni pasi qe kan qene te detyrauar ti braktisin shtepite e tyre gjate luftes ne Kosove.


Me ardhjen e tyre ne Baltinglas ata u akomoduan ne Rathcoran House (ish konventa e St. Joseph). Shum pak prej tyre flisnin anglisht, por shum shpejt filluan te involvohen me komunitetin e ketueshem. Si program refugjatesh ata kishin te drejten e punes, shumica e te rinjeve te tyre filluan punen ne ket lokalitet ndersa femijet filluan shkollimin e tyre.


Ne ate kohe asnje nga Kosovaret nuk dinin per lidhjen ndermjet Baltinglasit dhe Skenderbeut, Heroi I madh I popullit Shqipetare. Sir Mathew De Renzi, I lindur ne Kolon (Koln te Gjermanise) rreth vitit 1577, arriti ne Irlande ne shekullin e shtatemebedhjete. Ai u deklarua si pasardhes I Skenderbeut. Njeri nder pasardhesit e Sir Mathew Derenzit, Annesley Derinzy eshte vendosur ne Baltinglas ne shekullin e tetemebedhjete. Ai posedonte pronat Whitehall House, Parkmore House si dhe tokat qe ishin mes tyre. Familja Derinzy nuk jan me ne Baltinglas, mirepo mund te kete ndonje pasardhes ne Baltinglas qe nuk eshte ne dijen per lidhjen qe kane me keta trashegimtare Shqipetare.


E fundit qe mbajti mbiemrin Derinzy ne Baltinlas ka qene mbesa e Annesley Derinzy, Emily e cila jetonte ne (Parkmore House) shtepine perballe Rathcoran House, shtepise se pare te Kosovareve ne Baltinglas. Sot disa nga Kosovaret jetojne ne lagjen Whitehall Park qe eshte ndertuar ne tokat e Derinzeve.


Ne vitin 2000 shumica e refugjateve u kthyen ne shtepi, mirepo pesemebedhjet prej tyre qendruan ne Baltinglas. Nje vite me vone atyre iu dha leja e qendrimit te perhershem. Shumica prej tyre tani me jane shtetas Irlandez. Disa prej tyre qe u paten kthyer ne Kosove prap jane kthyer ne Baltinglas, disa permes martesave e disa permes femijeve te tyre te lindur ne Irlande, keshtuqe komuniteti I vogel shqipefoles eshte rritur mbi 40. Kosovaret qe jetojne sot ne Baltinglas vijne nga vendet te ndryshme te Kosoves sic jane Kaqaniku, Fushe Kosova, Perlepnica, Papazi, Zhegra dhe Lupqi. Me 17 Shkurt 2008 shume shoke dhe fqinje Irlandez iu bashkuan Kosovareve ne festen e Deklarates se Pavaresise se Kosoves.

In English